|

Biografia
.
Emri dhe mbiemri: Rejhan Neziri
Vendlindja: f. Tearcë, Tetovë
Viti i lindjes: 1972
Arsimimi:
- 8 vjet shkollën fillore në fshat (1979-1987),
- Shkollën e Mesme Islame, Medresenë “Isa Beu” në Shkup (1987-1991),
- Fakultetin Teologjik në Sarajevë (1991-1992), e braktis për shkak të luftës atje,
- Fakultetin Teologjik pranë Universitetit Uludağ të Bursës, Turqi (1993-1998)
- Magjistraturën në Universiteti Uludağ, Instituti i Shkencave Shoqërore, dega Sociologji e religjionit, (1998-2000), me temën "Jeta sociale dhe fetare në Tetovë dhe rrethinë",
Gjendja civile: I martuar dhe baba i 3 fëmijëve
Përvojë pune:
- Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup, ligjërues i Historisë së Filozofisë dhe i Historisë së Filozofisë Islame (2001-2003),
- Imam në qytetin Kreuzlingen të Zvicrës (që nga viti 2003 - ... ).
Punimet shkencore:
1. Bilal Hasanoviq, ILMUDDINI, përkthim nga boshnjakishtja, botoi: SHB "Furkan", Shkup, 2000;
2. Nexhib Fazëll Kësakyrek, TË KRIJOJ NJË NJERI (BİR ADAM YARATMAK), dramë, përkthim nga turqishtja, botoi: SHB "Logos-A", Shkup, 2003;
3. Ahmed Hurshid, ISLAMI-Parimet dhe veçoritë kryesore (ISLAM - Basic Principles and Characteristics), përkthim nga anglishtja, botoi: BISh "Hëna e re", Kreuzlingen, Zvicër, 2003;
4. Rejhan Neziri, JETA FETARE NË TETOVË DHE RRETHINË , pjesa e katërt e punimit të magjistraturës, botoi: BISh "Hëna e re", Kreuzlingen, Zvicër, 2003;
5. Yakup Üstün, PEJGAMBERI YNË - MUHAMMEDI A.S. (MUHAMMAD, THE PROPHET), nga anglishtja: Ali Pajaziti dhe Rejhan Neziri, botoi: BISh "Hëna e re", Kreuzlingen, Zvicër, 2003;
(Këtë libër më vonë e riboton Shoqata Kulturore "SKOFIA" me të njëjtin titull, Tetovë, 2006 )
6. Rejhan Neziri, ISLAMI DHE MUSLIMANËT NË PERËNDIM / ZVICËR, Përmbledhje artikujsh, botoi: BISH "Hëna e re", Kreuzlingen, Zvicër, 2004;
7. Ismail Raxhi el-Faruki, TEWHIDI-Implikimet e tij mbi mendimin dhe jetën (AL-TAWHID: Its Implications for Thought and Life), përkthim nga anglishtja, botoi: SHB "Logos-A", Shkup, 2003;
8. Artikuj të ndryshëm nëpër revista e gazeta...
9. Përkujdesës i web faqes: www.el-hikmeh.net
|