Ballina Rreth nesh
pdf Shtyp Email

Shoqata Kulturore "SKOFIA"

 

Shoqata Kulturore "SKOFIA" është iniciativë e një grupi njerëzish apo dashamirë të vlerave kultorore të cilët edhe para formimit të shoqatës "SKOFIA" me aktivitete të ndryshme kanë treguar interesimin e tyre në drejtim të kultivimit dhe afirmimit të vlerave kulturore të këtyre trojeve. Shoqata jonë nuk është sikur këpurdhat që dalin pas shiut, por një pemë e bukur rrënjët e se cilës janë thellë në traditat pozitive të nënqiellit tonë, ndërsa degët lartë në sfidat e modernës.


E themi këtë, për shkak se me njeriun tonë u luajtën dhe luhen lojëra të llojllojshme, protagonistët e njërës anë na prezentojnë si njerëz të cilët nuk kanë mundësi të bashkëngjiten në zhvillimet e vetive të bashkëkohësisë dhe reformave në të, të dytët mendojnë vetëm se janë të tillë ose të atillët janë më të mirët. Të tretët depërtojnë brenda sinkretizmave që në dukshmëri mahnitin kurse në esencë e vdesin shpirtin kritik dhe progresiv.

Edhe ne si shoqatë në këtë lojë do t'i prezantojmë kërkesat dhe përgjigja e kësaj pyetjeje do të jenë synimet tonë.

Metoda e punës është e përfshirë në etimologjinë e emrit të shoqatës, që do të thotë: "sjellje e mirë, e hijshme dhe cilësore".

SH.K. "SKOFIA" është shoqatë joqeveritare, jopartiake dhe joprofitabile. Është themeluar nga një grup qytetarësh me qëllim të revitalizimit, përmirësimit dhe avancimit të jetës kulturore dhe fetare, ruajtjes së traditës qytetare duke u bazuar në vlerat më të mira të identitetit njerëzor, fetar dhe kombëtar.

Selia e Shoqatës është në Tetovë. Adresa: Rr. Mirce Acev, nr. 71.
Rrethi i veprimit të Shoqatës shtrihet në territorin e Republikës së Maqedonisë.
Për obligimet e veta Shoqata përgjigjet me pasurinë e vet dhe pasurinë e themeluesve.

Puna e Shoqatës është publike. Kjo realizohet përmes publikimit të akteve të Shoqatës, informimit të vazhdueshëm të anëtarëve lidhur me aktivitetet e Shoqatës, bashkëpunimit me mjetet e informimit publik dhe në mënyrë tjetër të përshtatshme.

Shoqata mund të bashkëpunojë edhe me shoqata ose organizata të tjera interesat dhe aktivitetet e të cilave janë në pajtim me qëllimet dhe detyrat e përcaktuara me akt të përgjithshëm të Shoqatës.




MISIONI DHE QËLLIMI

Shoqata themelohet për të realizuar qëllimet e mëposhtme:


A. Aktivitetet Kulturore:

1. Avancimi i kulturës fetare islame dhe shqiptare;
2. Nxitja e studimeve, hulumtimeve dhe aktiviteve të ndryshme kulturore.
3. Njohja, afrimi dhe avancimi i bashkpunimit mes kulturave në këto vise.

B. Aktivitetet Shkencore:

1. Organizimi i se
minareve, tribunave, paneleve dhe kampeve studentore;
2. Botime të librave dhe ekspozita artistike;
3. Stimulimi i nxënësve dhe studentëve të talentuar nëpërmjet dhënies së bursave
.

C. Aktivitetet Humanitare:

1. Ndihma për familjet (nevojtare);
2. Prerja dhe shpërndarja e mishit të Kurbanit.




KRYESIA E SHOQATËS


Kryetar: Mr. Husein Rizai

Nënkryetarë: Sejfedin Dauti, Selver Xhemaili,

Sekretar: Naser Rushani

Arkëtar: Alajdin Dauti



 
Copyright © 2013 Skofia. Tana të drejtat e rezervueme.
Joomla! asht program falas lëshue nën GNU/GPL License.