25 pyetje rreth Islamit
Parathënie
Gjermania dhe Evropa me karakterin e tyre pluralist gjithnjë e më shumë po zhvillohen në një shoqëri multikulturore. Kështu në Gjermani sot jetojnë afërsisht 2 milionë, në Evropë 35 milionë kurse në mbarë botën mbi 1 miliardë muslimanë. Përskaj krejt kësaj akoma në Gjermani dhe gjetiu mbisundojnë shumë keqkuptime dhe paragjykime rreth Islamit dhe muslimanëve. Mediat vendore, përjashtuar disa prej tyre, kontribuojnë shumë pak për ndreqjen dhe korrigjimin e informacioneve të rreme rreth Islamit. Tani, një bashkëjetesë e qetë dhe e patrazuar është e mundur vetëm nëse shemben paragjykimet ekzistuese dhe nëse vazhdimisht nuk shtohen të reja; ngase nga paragjykimet nuk qëndron shumë larg as edhe gjykimi.
Për ta neutralizuar këtë zhvillim, ne e shohim si obligim tonin që të informojmë drejtë dhe realisht rreth Islamit dhe muslimanëve. Kjo më së miri mund të arrihet përmes një vetëprezantimi. Nisur nga kjo arsye ne e publikojmë këtë broshurë duke shpresuar që sadopak të kontribuojë në arritjen e qëllimeve të lartpërmendura. Në të jepen informacione të drejta dhe të shkurtra rreth pyetjeve që për çdo ditë i parashtrohen një muslimani rreth fesë islame. “25 pyetje rreth Islamit” bazohet në një broshurë në gjuhën angleze, përmbajtjen e së cilës ne ia kemi përshtatur rrethanave tona vendore.
Në botimin e pestë të kësaj broshure ne kemi bërë edhe disa përmirësime shtesë. Ne gëzohemi që kjo broshurë e vogël ka gjetur një jehonë aq të madhe dhe shpresojmë në sugjerimet e mëtutjeshme të lexuesve tanë.
Nga gjermanishtja:
Mr. Rejhan Neziri
<< Fillo < Para 1 2 3 Tjetri > Fund >>
Faqe 1 nga 3

